Tashmë në shoqërinë tonë, shtimi i numrit të divorceve mes çifteve të reja dhe atyre që kanë vite që bashkëjetojnë, nuk është më një gjë që përbën lajm.
Madje në Vlorë, të dhënat flasin se numri i martesave të reja është thuajse i njëjtë me numrin e divorceve. Mirëpo, në qytetin bregdetar, procedurat e divorceve kanë nxjerrë në pah edhe disa marifete që shfrytëzojnë martesat për qëllime të tjera. Në gjuhën juridike këto lloj martesash emërtohen si martesa fiktive.
Një nga avokatët e Vlorës që ka përfaqësuar shumë raste të zgjidhjeve të martesave shpjegon për A2 CNN se si e kupton një martesë fiktive dhe arsyet e kësaj manovre deri diku ligjore.
Mirëpo, si është numri mes divorceve të martesave fiktive dhe atyre të martesave të vërteta? Sakaq po vërehet një tendencë e re e çifteve, të cilët kanë filluar t’i shmangen martesës dhe detyrimeve që lindin prej saj, duke zgjedhur bashkëjetesën. (A2 Televizion)