Ndonëse nuk janë në pikun e punës dhe prodhimit, fermerët që kultivojnë produkte bujqësore në serra, edhe në këtë periudhë janë në krizë për punëtorë.
Edhe ata që arrijnë të sigurojnë krah pune, ata i përkasin moshës mbi mesatare, pasi të rinj thuajse nuk gjen fare edhe në fshatrat fushorë të Myzeqesë.
Në të tilla kushte, fermerët shpresojnë dhe apelojnë që e vetmja zgjidhje, sipas tyre, që të vijojnë ende aktivitetin bujqësor është rritja e subvcencioneve dhe mbështetjes nga shteti, në mënyrë që të joshin punëtorët me paga më të mira.
Në fushën e Myzeqesë janë me qindra fermerë që kanë investuar në serra dhe aktualisht ato ndodhen në një pikë mjaft kritike, kur nuk arrijnë të gjejnë krah pune për prodhimet e tyre bujqësore, një pjesë e mirë e të cilave shkojnë për eksport. (A2 Televizion)