Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Tre fshatra pa rrugë! Banorët në Shtane, Dukagjin e Shikaj ankohen se janë lënë në harresë

Nga A2 CNN
14 Janar 2024, 16:04 | Sociale


Me vite të tëra banorët e tre fshatrave Shtane, Dukagjin, Shikaj të Njësisë Administrative Malzi, për t’u lidhur me qytetin e Kukësit dhe Rrugën e Kombit, lëvizin me automjete të larta në një rrugë prej 10 km të pa asfaltuar, të ngushtë me gropa ndërsa më keq akoma është kur ka reshje të shiut dhe borës ku rreziku për aksidente është evident.

Banorët thonë se kanë kërkuar edhe pushteti lokal edhe ai qendror që të asfaltojë këtë rrugë, por deri më tash nuk kanë patur sukses.

Në ndërkohë, në këto tre fshatra me një emigracion të lartë vështirësitë janë të mëdha pasi banorët duhet marrin ushqimet në qytetin e Kukësit, kurse nëse asfaltohet rruga, gjendja do të lehtësohej shumë shprehen banorët.

Projekti për rehabilitimin dhe shtrimin me asfalt të rrugës është hartuar nga Bashkia rreth 6 vite më parë dhe është dorqëuar pranë Qeverisë dhe Fondit te Zhvillimit Shqiptar, por nuk është mbështetur sot e asaj dite. Rruga u shërben 100 familje të tre fshatrave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu