Në këtë puntatë të radhës në “Diagnozë” flasim për rëndësinë e recetës elektronike në uljen e shkallës së gabimeve që bëhen në interpretim.
Në një bisedë me Freskida Milotin, farmacistja Alketa Bicja tregon vështirësinë e saj dhe kolegeve për leximin e recetave mjekësore të lëshuar nga mjekët.
Sipas farmacistes, mjekët që shkruajnë ilaçet në recetë vetëm me emrin e tyre tregtar bëjnë një shkelje të hapur të ligjit. Ajo ngre alarmin për një rrezik që shoqëron pacientët sa herë që kanë nevojë për kurim.
“Medikamentet ne shpesh i shohim të përshkruara vetëm në emrin e tyre tregtar. Kjo e rrit në mënyrë të padiskutueshme marzhin e gabimit. Minimalisht një medikament duhet të ketë të përshkruar principin aktiv. Mjeku ka të gjithë të drejtën e vetë të japi preferencat e veta për një emër tregtar të caktuar, pasi profesionistë të ndryshëm ka besim në kompani të ndryshme farmaceutike, por le ta japi poshtë principit aktiv. Le ta shkruajë në kllapa, le ta japë në një mënyrë tjetër,” shpjegon ajo.
Ajo që farmacistët rekomandojnë për farmacistët për autoritetet shtetërore është që nëse receta elektronike është “luks”, të paktën të zbatohet ligji për plotësimin e të gjitha elementeve të recetës që lëshon me shkrim mjeku.
“Minimalisht receta të jetë e printuar....Ka një ligj për përshkrimin e recetave. Përveçse ka një ligj, ka dhe lëndë të veçanta të cilat bëhen dhe mësohen që në fakultet.” (A2 Televizion)