Adrenalinë, sport, turizëm, por edhe arratisje nga jeta e zhurmshme e qytetit. Kjo është mënyra që kanë zgjedhur disa të rinj nga Pogradeci për të ndjekur përmes pasionit një sport që çdo ditë e më shumë po përqafohet edhe nga të tjerë.
Biçikletat sportive të stilit “mountain”, e ofrojnë këtë mundësi. Dhe sot, përmes këtij pasioni këta të rinj kanë zbuluar edhe një pamje tjetër, në anë tjetër të Pogradecit.
Nëpërmjet këtij sporti, këta të rinj kanë arritur të krijojnë një bazë të dhënash dhe shtigjesh të cilat i shërbejnë edhe turistëve të huaj që kanë zgjedhur për të kaluar disa ditë në Pogradec. Si të tillë, djemtë e biçikletave janë kthyer edhe në promotorë të Pogradecit tjetër, atij përtej pemëve të gështenjave e liqeni të bukur! (A2 Televizion)