Rriten urgjencat nga gripi, komplikacione tek të sëmurët kronikë, më shumë shtrime në spital

Nga Ornela Joti
15 Janar 2024, 15:47 | Sociale

Mbi 120 urgjenca në ditë i drejtohen dy spitaleve në Tiranë, atij të mushkërive “Shefqet Ndroqi” dhe spitalit Infektiv ne QSUT. Rritja e infektimeve nga gripi, qarkullimi i nënvarianteve të Omicron dhe virozave i ka shtuar ndjeshëm urgjencat dhe shtrimet ne spital. Mjekët pneumologë thonë se gripi po shkakton komplikacione më së shumti tek personat që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera.

Afro 12 persona në ditë shtrohen në spitalin sanatorium e po kaq edhe në shërbimin infektiv. Nuk mungojnë rastet e rënda apo edhe humbjet e jetës për shkak të komplikacioneve që shkakton gripi, i mbivendosur në sëmundje të tjera onkologjike, kardiake apo pneumologjike.

E megjithatë nga mjekët kjo konsiderohet një situatë e zakontë të gripit të stinës, në bashkëqarkullim me viroza të tjera dhe të  varinteve joagresive të koronavirusit. Piku i gripit pritet e të shënohen të fund të muajit janar ndërsa aktualisht raportohen mbi 13 mijë raste në javë më infeksione të ndryshme respiratore (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos