Në prag të epidemisë së gripit? Mbi 15 mijë raste në javë, fluks vizitash dhe urgjencash në spitale

Nga Ornela Joti
19 Janar 2024, 14:58 | Sociale

Moti i acartë që do të mbërthejë Shqipërinë për 5 ditët e ardhshme, pritet të rëndojë edhe situatën gripale në vend. Kurba e infektimeve nga gripi A H1N1 dhe ai i tipit B po rritet në mbi 15 mijë raste në javë.

Mjekët flasin për dominim të tij në këtë periudhë, por edhe rrezik për mbivendosje me viruset e tjerë respitarorë në qarkullim.

Rritja e sëmundshëmrisë nga infeskionet respiratore ka shtuar urgjencat spitalore si në moshat pediatrike ashtu edhe tek të rriturit.

Edhe pse jemi drejt pragut të epidemisë së gripit, mjekët nuk e cilësojnë një situatë të pazakontë krahasuar me vitet e tjera. Ndërkohë në shumë shtete është konfirmuar qarkullimi edhe i variantit JN1 të koronavirusit.

Përjashtim nuk mund të bëjë as vendi ynë edhe pse ende nuk ka konfirmim zyrtar. Mjeku mikrobiolog Andi Koraqi thotë se shenjat e këtij nën varianti janë të ngjashme me gripin.

Sipas buletinit javor të institutit të shëndetit publik Tirana dhe Gjirokastra kryesojnë në rang vendi për numrin më të lartë të rasteve më grip dhe infeksione të tjera respiratore.

Ndërkohë deri tani është konfirmuar vetëm një viktimë nga gripi i stinës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos