Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Numri i vdekjeve trefish më i lartë se i lindjeve, Dropulli drejt shpopullimit

Nga Rigels Malile
25 Janar 2024, 16:11 | Sociale

Bashkia e Dropullit së bashku me 41 fshatrat e saj, po shkon drejt një shpopullimi të frikshëm. Qetësia që mbizotëron në fshatrat dhe njësitë administrative të kësaj bashkie, është sa e paqtë aq edhe dëshpëruese, kur mendon se disa vite më parë këto zona populloheshin nga disa dhjetëra mijëra banorë.

Sot, në fshatrat e bashkisë së Dropullit, mund të shikosh në rrugët e shkreta tek-tuk ndonjë person, të moshuar, të cilët të mësuar me realitetin të tregojnë se si ka qenë dikur zona.

Edhe në letra, statistikat e banorëve lënë për të dëshiruar. Numri i lindjeve përfshin edhe ato familje që janë në emigracion, por që janë nga kjo bashki, është gati trefish më e vogël se numri i vdekjeve. Ndërsa vetëm 1-6 e fëmijëve që kanë lindur jetojnë në territorin e bashkisë së Dropullit.

Shpopullimi tashmë duket se nuk ka kthim dhe banorët që kanë mbetur u gëzohen festave kryesisht fetare kur një pjesë e familjarëve të tyre rikthehen për të festuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi