Ka shkuar në 17 numri i të prekurve me fruth në vendin tonë. Lajmi është bërë me dije nga specialisti i ISHP-së Artan Simaku. I ftuar në Ditarin e Mesditës me Denisa Pashollin, Simaku tha se janë 17 raste, të regjistruara në 2 vatra, në Tiranë dhe në Durrës.
“17 raste, nuk ka vend për panik, janë 2 vatra me një numër të vogël rastesh, i rëndësishëm është vaksinimi në kohë i fëmijëve, kjo ka ardhur vetëm për shkak të hezitimit të prindërve që shtyjnë kohën e vaksinimit ose që e refuzojnë atë”, tha Simaku.
Ai tha se shkak ka ardhur për shkak të hezitimit të prindërve për t’u vaksinuar. Në studion e A2 CNN, specialisti i ISHP-së listoi edhe arsyet se përse prindërit po refuzojnë apo po e shtyjnë për një moment të dytë vaksinën e fruthit.
“Nuk janë të vërteta, komuniteti shkencor i ka hedhur poshtë këto teori. OBSH-ja ka thënë që janë teori të vjetërsuara që prej 20 vitesh janë hedhur poshtë dhe ka evidenca shkencore që e kundërshtojnë këtë konspiracion”, tha Simaku.
Për këtë arsye, ai ka një mesazh për prindërit.
“Vaksinimi e vetmja mënyrë që të parandalojë fruthin”, përfundoi ai. (A2 Televizion)