Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Ka edhe që nuk dorëzohen, Metohi, fshati që po i mbijeton shpopullimit

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
27 Janar 2024, 12:00 | Sociale

Ka edhe që nuk dorëzohen, Metohi, fshati që po i mbijeton

Fshati Metohi i bashkisë së Mallakastrës, ndoshta mund të jetë nga fshatrat e vetëm në vend që edhe pse ka një distancë nga qendra e bashkisë sërish ka një numër të lartë familjesh që vazhdojnë të jetojnë ende atje.

Sipas të dhënave në Metohi jetojnë aktualisht 65 familje, një shifër kjo që zor që e gjen në ndonjë fshat tjetër.

Por banorët prej shumë vitesh vuajnë gjendjen e rënduar të rrugës. Ata shprehen se ndërhyrja më e fundit në rrugën e tyre është bërë 24 vite më parë dhe natyrisht jo me asfalt.

Asfaltin nuk e njohim, por para 24 vitesh kanë ndërhyrë duke i hedhur çakull”.

Banorët tregojnë edhe për vështirësitë që u vijnë nga rruga e amortizuar. Ky fshat vizitohet gjatë verës edhe nga turistë të huaj të cilët vijnë dhe shijojnë peizazhin, kryesisht me motoçikleta të larta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu