Viza amerikane, SHBA jep lajmin e mirë për shqiptarët

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 15:09 | Sociale

Viza amerikane, SHBA jep lajmin e mirë për shqiptarët

Një lajm i mirë që shkon si benefit për të gjithë shqiptarët që disponojnë një vizë amerikane, është njoftuar nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Me anë të një video-mesazhi, selia diplomatike amerikane bënë me dije se Shqipëria zyrtarisht është bërë pjesë e Klubit Gjashtëmujor, që do të thotë se shtetasit shqiptarë që kanë një vizë të vlefshme amerikane, mund të udhëtojnë drejt SHBA-ve edhe për gjashtë muaj pas skadimit të pasaportës së tyre.

Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre! Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirëardhshi në SHBA”, sqarohet në njoftim.

A2 CNN Livestream

A2 Business