Protestat, ministrja Denaj takohet me blegtorët e jugut

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2024, 12:28 | Sociale

Protestat, ministrja Denaj takohet me blegtorët e jugut

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, zhvilloi mesditën e së enjtes një takim me blegtorët e jugut pas protestave të vazhdueshme të tyre prej tre javësh.

Ajo premtoi për forcimin e masave të kontrollit në njësitë e prodhimit të produkteve të qumështit dhe gjurmim të shkeljeve në cilësinë e produktit.

“Kemi nisur një bashkëpunim me Tatimet, në mënyrë që informacioni të jetë i plotë, përfshirë edhe gjendjen e stokut. Megjithatë, duhet të kuptojmë që çmimet nuk i vendos qeveria, është një marrëdhënie e ofertë-kërkesës që sot ka këputur zinxhirin e komunikimit. Duhet patjetër të gjehet gjuha e përbashkët nga baxhot dhe nga blegtorët, pasi nëse cilësia e lëndës së parë është e tillë që i lejon baxhot që të marrin këtë produkt, atëherë ne duhet të garantojmë që çmimi të jetë për atë cilësi që reklamohet”, deklaroi ministrja.

Ne presim më shumë turistë. Nëse vitin e kaluar kishim 10 milionë turistë, presim që edhe ky mall stok të kalojë për konsum. Prandaj, çmimet mund të ulen. Ne nuk mund të ndërhyjmë në çmim, por në kontrollin e cilësisë së produktit”, shtoi Denaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli