Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Firmoset marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2024, 11:39 | Sociale

Firmoset marrëveshja për sigurimet shoqërore mes

Është nënshkruar, këtë të martë, marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të mundësojë njohjen e sigurimeve shoqërore për mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Itali.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani dhe homologu italian, Antonio Tajani.

“Një arritje e shumëpritur për mbi 500 mijë shqiptarë në vendin e dashur fqinj, falë një përpjekjeje këmbëngulëse prej thuajse një dekade, në kërkim të këtij rezultati që dukej i pamundur për vetë peshën financiare të një marrëveshjeje të tillë”, komentoi në Facebook kryeministri Edi Rama.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme tha se marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve.

Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë, si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.

Pas firmosjes, marrëveshja para se të hyjë në fuqi duhet të kalojë për ratifikim në Kuvendet respektive.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli