Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

Legjenda e “Varrit të gjatë”, vendi ku njerëzit gjejnë paqe e shpresë për mirësi

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
12 Shkurt 2024, 13:30 | Sociale

Varri i gjatë është një ndër vendet shekullore në fshatin Gjinoqarë të Bashkisë së Patosit, ku legjenda dhe gojëdhënat, brez pas brezi, e kanë kthyer në një monument pelegrinazhi, lutjeje dhe shprese.

Por ajo që është më kryesorja, sipas gojëdhënave, është që ky vend pranon lutjen që bëhen për mirësi dhe jo për ligësi apo për t’i bërë keq dikujt.

Kujdestari i këtij vendi tregon legjendën, siç e ka dëgjuar nga të parët e tij.

Dikush tjetër e njeh si luftëtar dhe vendi ku ka rënë sipas tij nuk pranon përbuzje apo lutje për keq.

Për historianin fierak, Ilrijan Gjika, Varri i gjatë edhe pse bazuar vetëm në gojëdhëna dhe legjenda tashmë është identifikuar si një vend që tërheq mjaft besimtarë.

Ndërsa e pranon që në atë vend nuk janë kryer asnjëherë gërmime arkeologjike.

Midis legjendës, besimit dhe realitetit mund të ketë diferenca. Por fakti është që besimtarët në këtë vend, gjejnë energji pozitive dhe qetësi shpirtërore, të mira të cilat kanë shekuj që i marrin si askund tjetër. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë