Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Rihapja e basteve “online”, tërhiqet nga votimi projektligji

Nga Erald Kodhelaj
8 Shkurt 2024, 17:51 | Sociale

Rihapja e basteve “online”, tërhiqet nga votimi projektligji

Kur ka kaluar më tepër se një vit nga diskutimet për rihapjen e basteve “online”, projektligji për lojërat e fatit vijon të mbetet pezull.

Gjatë punimeve të Parlamentit, maxhoranca socialiste vendosi të tërhiqte nga votimi projektligjin për lojërat e fatit. Kërkesa e paraqitur nga grupi i Partisë Socialiste u miratua nga maxhoranca në një kohë kur opozita ishte duke protestuar.

Me propozimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe me 74 vota pro nga deputetët socialistë, projektligji u hoq nga rendi i ditës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli