Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Dy javë pas takimit me Denajn, blegtorët e Jugut sërish në rrugë: Ku shkojnë fondet e BE-së

Nga Rigels Malile
18 Shkurt 2024, 12:11 | Sociale

Blegtorët e rajonit jugor të vendit janë ngritur sërish në protestë këtë të diele, vetëm dy javë pas takimit me ministren e Bujqësisë Anila Denaj.

Blegtorët shprehen se që pas takimit nuk ka pasur më asnjë kontakt me ministrinë dhe zëri i tyre duket se ka rënë sërish në vesh të shurdhër.

Ata kanë hartuar një peticion ku kanë parashtruar të gjitha kërkesat e tyre për rregullimin e tregut dhe çmimit të qumështit e mishit të gjedhëve. Ditën e sotme fermerët e kësaj zone kanë nisur edhe mbledhjen e firmave për t’i parashtruar edhe zyrtarisht kërkesat e tyre ministrisë.

Jemi mbledhur përsëri pas dy javësh dhe kemi bërë një peticion për ato pika që i kemi thënë zonjës ministre. Në këtë peticion marrin pjesë fermerët e bashkive të Jugut. Nga ana e ministrisë kërkojmë rigjenerimin e kullotave dimërore që janë jofunksionale. Kërkojmë me çdo kusht rregullimin e tregut të mishit. Kërkojmë të zbatohet projekti Arab që ngritët me të madhe para dy vitesh, sepse nga ai prodhim mishi që vjen nga jashtë jemi të penalizuar, sepse është i subvencionuar dhe nuk i dihet origjina. Kërkojmë të shihen me përparësi veprat ujore që janë lënë pas dore. Janë ndërtuar në vitet ‘60 dhe janë të amortizuara.

Po ashtu blegtorët kërkojnë investime në veprat ujore si kanale kulluese dhe vaditëse, por dhe rregullimin me ligj të kullotave.

Ata po ashtu shprehën shqetësim për ligjin e subvencionimeve, duke kritikuar skemën e shpërndarjes së financimeve që Bashkimi Europian jep për bujqësinë shqiptare.

S’kemi parë asnjë reagim deri më sot. Atë ditë na kërkoi të bëheshim kooperativë. Ne kooperativë jemi se këtu nuk ka fermerë që nuk ka nën 300 kokë bagëti. Ne nuk kërkojmë të ndëshkohen ata që janë të vegjël. Edhe ata që kanë 50 kokë t’u jepen, të subvencionohen. Na pajisën me NIPT dhe i thanë Evropës që kemi kaq milionë fermerë, ku i kanë? Lekët që na jep Evropa ku janë. Pse Serbia e ka 38 euro, Maqedonia 35, Kosova 16 vjet shtet e ka 28 euro. Edhe për qumështin jo se jemi të kënaqur se djathi në treg me 14 mijë lekë ne e marrim 160 lekë të reja. Dhe për atë bëmë luftë që e morëm. Subvencionet e blegtorëve të jenë të barabarta me vendet e rajonit, të paktën me Serbinë, që kanë bërë marrëveshjen “Open Balkan” në kurrizin tonë, pa na pyetur fare.

 

 

 

 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi