1 Marsi, Dita e Verës në Korçë mes shiut dhe mungesës së fëmijëve

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
1 Mars 2024, 08:06 | Sociale
 

Mbrëmja e ditës së fundit të muajit shkurt në Korçë ndez zjarret që simbolizojnë ikjen e dimrit dhe ardhjen e verës.

Kjo traditë pagane shumë vjeçare nuk ka munguar as mbrëmjen e 29 shkurtit në lagjet e Korçës. Me gjithë reshjet e shiut, zjarret janë ndezur dhe janë kaluar nga të rinjtë, të cilët po mbajnë dhe trashëgojnë këtë rit pagan.

Natyrisht që pjesëmarrja në këto rite nuk është më si më parë, kjo edhe për shkak të largimit të të rinjve, gjithsesi tradita po mbahet nga familjet korçare edhe në gatime.

Përveç gatimeve dhe zjarreve, korçarët në 1 mars vendosin në duar e dhe veroret. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos