Turizmi në Gjirokastër po tenton të shtrihet edhe në zonat rurale, në bujtinat e agroturizmit ku shijohet edhe natyra. Por nëse natyrën e ka falur zoti, dora e njeriut duket se po ndikon negativisht në zhvillimin e turizmit në zonat rurale. Kamera e a2ka inspektuar fshatrat e Kakoz dhe Karjan të bashkisë së Gjirokastrës, të cilët nuk janë më shumë se 10 km larg nga qyteti.
Përrenjtë dhe zona të caktuara në këtyre fshatrave janë kthyer në një vendgrumbullim mbeturinash. Banorët tregojnë se asnjëherë nuk kanë patur kazanë për hedhjen e mbeturinave.
Problematikën në zonat rurale e pranon edhe drejtori I ndërmarrjes së pastrimit në bashkinë e Gjirokastrës i cili kërkon një ndërgjegjësim nga vetë banorët ashtu sikurse shpreson në rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjes për pastrimin e gjithë territorit.
Për momentin vetë banorët kanë zgjedhur ti djegin këto vendgrumbullime të mbetjeve për të shmangur përhapjen e ndonjë sëmundje apo edhe për të larguar erën e rëndë. (A2 Televizion)