Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

“Po rrezikohemi nga shtyllat e tensionit të lartë”, banorët e fshatit Helshan në Has dalin në protestë

Nga Ervin Mehmeti
13 Mars 2024, 17:33 | Sociale

“Po rrezikohemi nga shtyllat e tensionit të lartë”,

Rreth 22 familje të lagjes Gaxhaj të fshatit Helshan të Bashkisë Has për gati një vit kanë problem me një transformator të tensionit të lartë dhe me linjat e transmetimit të energjisë.

Banorët të cilët këtë pasdite u mblodhën në një protestë thane se po u rrezikohet jeta nga amortizimi i rrjetit pasi shtyllat prej druri janë duke rënë, po ashtu edhe telat përcjellës.

Po ashtu edhe transformatori është i amortizuar dhe i pa rrethuar e shkallë sigurie. Ndërkohë nga ekipet e OSHEE po punohet për rregullimin e defekteve dhe linjave të transmetimit pasi prej tre ditësh banoret e kësaj lagjeje janë pa energji si pasojë edhe motit të keq me shi dhe stuhi që përfishiu bashkinë Has tre ditët e fundit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli