Nis muaji i Ramazanit, imami: Besimtarët veç ushqimit të ndalojnë mashtrimin

Nga Armend Pire
11 Mars 2024, 15:47 | Sociale

Për 30 ditë me radhë, besimtarët myslimanë do të agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit. Një muaj ku besimtarët kufizohen nga e ngrëna, e pira dhe marrëdhëniet bashkëshortore, nga agimi i diellit deri në perëndimin e tij.

Veç këtyre ndalimeve, besimtarët kanë edhe një detyrë shumë të rëndësishme, të solidarizohen me njerëzit në nevojë.

Njeriu në rutinën e materializmit harron që në botë ka edhe njerëz të varfër. Duhet kujdes edhe për këta njerëz që, këtë që t’i po “vuan” për një muaj, ka njerëz që e vuajnë gjatë gjithë vitit. Njeriu ndihet më mirë sepse është më afër Zotit, po sakrifikon për Zotin”, tha imami Ahmed Kalaja.

Agjërimi vjen edhe me një sfidë tjetër, përmirësimi i sjelljes dhe largimit nga veset.

Agjërimi nuk është vetëm tek e ngrëna dhe tek e pira, por gjuha jote të agjërojë, pra të flasë mirë. Profeti a.s tha: Kush nuk e lë mashtrimin dhe gënjeshtrën, nuk ka nevojë Zoti që ata të agjërojnë”, shtoi ai.

Një pjesë e besimtarëve i shfrytëzojnë këto ditë për të lexuar Kuranin, teksa shprehen se këtë muaj e presin me shumë gëzim.

Muaji i agjërimit mbyllet mbrëmjen e 9 prillit dhe më datë 10 prill bëhet falja e madhe e Fiter Bajramit, në orët e para të mëngjesit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos