Studimi për rezistencën ndaj antibiotikëve: Transmetohet edhe nga kafshët, ulni përdorimin pa kriter të ilaçeve

Nga Ornela Joti
17 Mars 2024, 15:12 | Sociale

Keqpërdorimi i antibiotikëve po rrit rezistencën e baktereve ndaj efektit të ilaceve. Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë rezistenca antimikrobike mbetet një nga kërcënimet kryesore për shëndetin publik sot. Por studimet e fundit të Agjencisë Europine të Barnave dhe të Qendrës Europiane Për Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se  në shtetet ku është ulur  konsumi i antibiotikëve janë reduktuar bakteret rezistente ndaj medikamenteve, si tek njerëzit ashtu dhe tek kafshët për prodhim ushqimor.

"Në veçanti, është hulumtuar periudha 2014-2021, gjatë së cilës administrimi i antibiotikëve te kafshët për prodhim ushqimor u reduktua me 44%. Gjithashtu, u konstatua se bakteret Esheria Koli, si te kafshët, ashtu edhe te njerëzit, po bëhen më pak rezistente ndaj antibiotikëve gjatë pakësimit të konsumit të përgjithshëm të antibiotikëve. Në një shënim thuhet se: "Kjo tregon se tendencat shqetësuese, të lidhura me rezistencën ndaj antibiotikëve, mund të ndryshohen me ndërmarrjen e veprimeve dhe me politikat e duhura".

Por raporti tregon se rezistenca  bakteriale mund të transmetohet tek njeriu përmes produkteve të kafshëve të cilat kanë konsumuar sasi të mëdha antibiotikësh.  Kështu nëse fermeri  përdor tek kafshët pa kriter medikamente të ndryshme, përmes qumështit, mishit apo nënprodukteve të tjera, tek njeriu transmetohet rezistencan mikrobike që kishte krijuar kafsha ndaj antibiotikeve.

Referuar këtij studimi, Agjencia Europiane per Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve si dhe Agjenia Europiane e Branave kërkojnë nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian por edhe ne botë, politika për mbikqyrjen e konsumit të antibiotikeve dhe  monitorim për  rezistencën  antimikrobike tek njerëzit dhe kafshët (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos