Antony Blinken uron festën e Nevruzit: Shpresojmë që ky vit të sjellë më shumë paqe në botë!

Nga A2 CNN
22 Mars 2024, 09:39 | Sociale

Antony Blinken uron festën e Nevruzit: Shpresojmë që ky vit

Sekretari Amerikan i Shetit, Antony Blinken, përmes një mesazhi, ka uruar festën e Sulltan Nevruzit.

Blinken shprehet se Nevruzi ofron një mundësi për të përtëritur marrëdhënie të rëndësishme, për të vlerësuar bekimet dhe për të parë përpara, drejt asaj që e ardhmja sjell. 

“Gëzuar Nevruzin! “Në emër të Departamentit të Shtetit, u uroj Gëzuar Nevruzin të gjithë atyre që festojnë këtë traditë të lashtë dhe ardhjen e pranverës. Për shekuj me radhë, bashkësi përreth botës, përfshirë në Iran, Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe të Jugut, Europë dhe përtej, janë mbledhur për të festuar përtëritjen e natyrës dhe premtimin e një viti të ri. Nevruzi ofron një mundësi për të përtëritur marrëdhënie të rëndësishme, për të vlerësuar bekimet dhe për të parë përpara, drejt asaj që e ardhmja sjell. Teksa reflektojmë mbi këtë vit të shkuar, ne shpresojmë që ky vit i ri të sjellë më shumë paqe në botë, e gjithashtu shëndet, begati dhe gëzim”, thuhet në mesazhin e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli