Fruta tropikale në Divjakë, fermeri që po i paraprin ngrohjes së motit

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
11 Prill 2024, 14:07 | Sociale

Ndonëse zona e Divjakës njihet për kultivimin e disa kulturave tradicionale bujqësore, që nga domatja  e trangulli, e deri tek sallatat e ndryshme, një prej fermerëve të zonës po shikon mundësinë e kultivimit të disa frutave që historikisht janë kultivuar në zona tropikale dhe subtropikale.

Irakli Skoza prej disa vitesh po eksperimenton kultivimin e frutit të pasionit, Dragon frut, Papaja, Avokado, Guava, Fexhoa, Lime etj. Ai tregon edhe logjikën e kësaj sipërmarrje sa të veçantë aq edhe e përparuar jo vetëm në këtë zonë por në të gjithë vendin.

Rezultatet e deritanishme janë premtuese jo vetëm në sasi, por ajo që është më kryesorja edhe në cilësi, duke krijuar një perspektivë të mirë për kultivimin e këtyre kulturave në vendin tonë.

Por si është tregu i këtyre produkteve tropikalë por të kultivuara në vendin tonë.

Edhe këtu fermeri divjakas, është largpamës. Sipas tij, nëse fermeri do të sigurojë, sasi dhe cilësi të produktit, tregu nuk është problem.

Irakliu shprehet se nuk ka ndër mend të ndalet së kultivuari, jo vetëm kulturat të cilat kanë dhënë rezultate, por edhe të tjera të pakultivuara më parë në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos