Falja e namazit për Fiter Bajramin janë kryer edhe në qytetet kryesore të vendit.
Me mijëra besimtarë kanë kryer faljen e mëngjesit, ndërsa imamët kanë dhënë mesazhet e tyre jo vetëm sa i takon rëndësisë dhe qëllimit të këtij muaji të madhërueshëm, por edhe ngjarjeve dhe fenomeneve negative në vend dhe botë.
Imami i Shkodrës ka prekur si personat brenda vendit që në këtë muaj kanë kryer krime të ndryshme ashtu edhe konfliktet e armatosura në botë e veçanërisht në Gaza.
Mesazhe paqeje dhe begatie ka dhënë edhe myftiu i Korçës. Edhe në Elbasan, Durrës, Fier, Gjirokastër e Kukës, besimtarë të shumtë kanë falur namazin pas një muaji agjerimi, që shënon nga festa më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë kudo në botë. (A2 Televizion)