Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 9%
  • E vështirë 64%
  • E pamundur 27%

Shkolla buzë aksit nacional, qindra nxënës në rrezik të përditshëm nga makinat

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
30 Nëntor 2023, 12:29 | Sociale

Qindra nxënës të shkollës së mesme të bashkuar të Paprit në bashkinë e Elbasanit janë të detyruar të dalin nga shkolla direkt në aksin nacional Elbasan-Rrogozhinë. Disa ecin buzë rruge, të tjerë detyrohen edhe ta ndërpresin aksin nacional, që ka një fluks lëvizjesh të ngarkuar gjatë gjithë ditës.

Ajo që është më shqetësuese dhe që ka shkaktuar edhe aksidente është shpejtësia me të cilën lëvizin mjetet dhe shumë pranë këtyre mjeteve detyrohen të kalojnë nxënësit, disa vetëm e disa të tjerë të shoqëruar nga prindërit

Situata është shqetësuese edhe për drejtorin e shkollës, i cili kërkon marrjen e masave sa më shpejt të paktën për të detyruar uljen e shpejtësisë së mjeteve në zonën ku është shkolla.

E deri sa të merren masat konkrete, apeli shkon si për drejtuesit e mjeteve që të jenë më të kujdesshëm pranë shkollave buzë rrugëve nacionale, ashtu edhe për nxënësit dhe prindërit që të shikojnë mirë rrugën përpara se ta ndërpresin atë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli