Shtëpia e 50 Cent shitet me ulje 15 milionë dollarë

Nga A2 CNN
2 Prill 2019, 12:15 | Lifestyle

Shtëpia e 50 Cent në Farmington, Konektikat, është shitur për vetëm 3 milionë dollarë, 15,5 milionë dollarë më pak se sa reperi amerikan e kishte blerë 12 vjet më parë. Për më tepër, ai vetë nuk arkëtoi asnjë pjesë nga kjo shumë “modeste”, pasi ia dhuroi Fondacionit të tij “G-Unity”, që merret me ndërtimin e lagjeve për komunitetet e personave me të ardhura të pakta.

Curtis James Jackson III, siç është edhe emri i vërtetë i këngëtarit, fillimisht pagoi 18,5 milionë dollarë kur ia bleu pronën ish-kampionit të boksit, Mike Tyson, në vitin 2007.

Blerësi nuk është bërë publik, por ai mund të shijojë në shtëpi një dhomë profesionale me lojëra, një palestër, një kinema, një pishinë, studio regjistrimi, një klub nate dhe një foto murale e gjitha e personalizuar me foto nga 50 Cent. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos