Si dukej Britania herën e fundit që vdiq një monark?

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 17:06 | Bota

Mbretëria e Bashkuar po mban zi për Mbretëreshën Elizabeth II, që u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare. Elizabeth mori fronin pas vdekjes së të atit të asaj, Mbretit George VI, i cili vdiq në vitin 1952. Fotografitë e shkrepura në funeralin e George VI, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar gjithçka, përpos respektit dhe dashurisë së popullit britanik për familjen mbretërore.

Ashtu sikurse ka ndodhur ditët e fundit, turmat e njerëzve u dyndën në Londër edhe në shkurt të vitit 1952, me shpresën për të parë procesionin funeral të George VI. Protokolli dhe ceremonia kanë mbetur pothuajse të njëjta, por njerëzit dhe stili i jetës ishte krejt ndryshe. Në atë kohë, pothuajse të gjithë ishin të veshur më formalisht, me një kapele dhe pallto. Pas Luftës së Dytë Botërore, situata ishte ende e vështirë dhe njerëzit vuanin edhe për ushqim, që shpërndahej me racione.

Pak shtëpi kishin televizor apo radio, kështu që zgjidhja e vetme për të parë funeralin e mbretit ishte të dilnin në rrugët e tejmbushura me njerëz. Shumë prej tyre nga pamundësia për të qenë në rresht të parë, mbanin pasqyra nëpër duar për të parë arkivolin.

Fotogaleria e mësipërme paraqet disa nga momentet kryesore nga funerali i Mbretit George VI.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu