Si e sheh SHBA Ballkanin Perëndimor? Escobar: Shqipëria e ka rrugën e hapur për në BE

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 15:18 | Politikë
Si e sheh SHBA Ballkanin Perëndimor? Escobar: Shqipëria e ka

Në sytë e Uashingtonit, Shqipëria është një nga shtetet e rajonit që po përparon më mire në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ky është mendimi i të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i shprehur gjatë një intervistë për median “Pavlovic Today” me seli në Uashington.

“Shqipëria është një nga partnerët tanë më të besuar brenda NATO-s dhe në çështjet e sigurisë, tregtisë, politikës dhe stabilitetit rajonal. Ata po punojnë mirë. Rruga e tyre për në Europë është e hapur. Është vetëm çështje kohe se sa shpejt ata mund të zbatojnë reformat.”

GABRIEL ESCOBAR, I DËRGUAR I SHBA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Zyrtari amerikan, fokusin kryesor gjatë intervistës e vendosi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sido që të shkoni përpara nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, do të keni një Asociacion. Prandaj them gjithmonë se do të zbatohet në një moment. Pranon apo jo obligimin ligjor qeveria aktuale në Kosovë, kjo nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të them se do të ndodhë. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit. Kjo as që diskutohet.”

GABRIEL ESCOBAR, I DËRGUAR I SHBA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Megjithatë, Escobar përsëritë garancitë e forta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se formimi i asociacionit nuk do të shkelë kushtetutën e Kosovës dhe nuk do të krijojë probleme në funksionalitetin e shtetit, pra nuk do të jetë një tjetër “Republika Srpska” si në Bosnje.

Madje theksoi se formimi i tij do të ndihmojë më shumë qeverinë e Prishtinës që të marrë kontrollin mbi shërbimet dhe çështje për të cilat serbët në veri kërkojnë zgjidhje në Beograd. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos