“S’ka BE të sigurt pa Ballkanin Perëndimor të fortë”

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 15:24 | Bota
“S’ka BE të sigurt pa Ballkanin Perëndimor të

Ballkani Perëndimor e ka për detyrë të luftojë dhunën, trafikantët dhe të parandalojë krimin në rajon. Ishte ky qëndrimi i shprehur nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë një eventi në Bruksel për kontrollimin e armëve të zjarrit, pas dy masakrave tragjike që u shënuan në Serbi.

“Ne duhet ta luftojmë atë pasi është një problem i shumanshëm. Ne duhet ta sulmojmë atë nga shumë kënde, dhe me të gjitha mjetet tona, përtej të gjithë kufijve. Duke u siguruar që masat e marra pas incidenteve të tilla tragjike, ne të qëndrojmë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ne ndajmë një objektiv të përbashkët për të rritur sigurinë europiane, për të mbrojtur të gjithë qytetarët tanë, qoftë këtu në Bashkimin Europian, qoftë, dua ta theksoj, në vendet tona anëtare të ardhshme”, tha Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme.

Kryediplomati përmendi dhe rëndësinë që ka zbatimi i planit të veprimit të Bashkimit Europian për luftimin e trafikimit të armëve të zjarrit 2020-2025 në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk do të ketë një Bashkim Europian të sigurt, pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, të fortë dhe paqësor. Dhe kjo është arsyeja pse që nga viti 2002, që prej 20 vitesh, Bashkimi Evropian ka investuar rreth 38 milionë euro në aktivitetet e Kontrollit të Armëve në rajon”.

E pranishme në këtë event edhe eurokomisionerja për punët e brendshme, Ylva Johansson, e cila gjithashtu nënvizoi rëndësinë e masave parandaluese ndaj trafikimit të armëve.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi