Gjermania u eliminua nga Spanja në çerekfinalen e Europianit pas humbjes 2-1 në shtesa. Një sfidë që pati një episod të dyshimtë: prekjen e topit me dorë nga ana e Cucurella në zonë, me arbitrin i cili vijoi lojën duke mos akorduar penallti.
Ish-futbollisti gjerman Toni Kros duket se nuk e ka harruar atë që ndodhi dhe në “podcast”-in e tij “Einfach mal Luppen” ai foli për herë të parë për atë episod.
“Deri tani jam përmbajtur, madje në “podcast”-in e fundit kisha premtuar që nuk do të flisja për këtë. Kur e pashë pas ndeshjes, u nervozova”, tha ish-lojtari i Realit, përpara se të merrte frymë thellë dhe të shtonte: “E lëmë me kaq”.
Sipas Kroos, gjatë ndeshjes ai nuk u nervozua me arbitrin pasi nuk e pa qartë episodin.
“Nuk isha në pozicion të mirë për ta parë që ishte prekje e qartë e topit me dorë. Pashë arbitrin që po thonte se nuk ishte nevoja ta shikonte në VAR dhe asistenti i VAR-it mendonte njësoj si ai, që nuk ishte faull. Mendoj se të paktën duhet ta shikonte në VAR”, deklaroi Kroos.
Në fund, ish-lojtari i Real Madrid e mbyll me një akuzë të rëndë ndaj arbitrit anglez Anthony Taylor: “Mendoj se problemi është që arbitri e dinte se po ta rishikonte, do e jepte penallti. Dhe e ndjeva që nuk donte të jepte penallti në një ndeshje si ajo”. (A2 Televizion)