4 herë kampionë Europe, Spanja feston në rrugët e Madridit

Nga Dea Kozma
16 Korrik 2024, 12:11 | Live Euro 2024

Festë dhe atmosferë elektrizuese në rrugët e Madridit. Kombëtarja spanjolle solli në shtëpi titullin e katërt si kampione e Evropës.

Delegacioni i kombëtares, pas takimit me përfaqësuesit e shtetit, doli në rrugët e kryeqytetit ku mijëra fansa u mblodhën për të falenderuar heronjtë e tyre pas këtij suksesi mëse të merituar.

Fëmijë e të rritur përshëndetën nga afër futbollistët, ndërsa këta të fundit mbanin në duar trofeun europian. 

Ndërsa shumë vlerësuan stilin emocionues të lojës së “La Roja” gjatë gjithë turneut, trajneri Luis de la Fuente tha se çelësi i suksesit në kombëtaren iberike ishte fryma pozitive në grup: “Për këtë komb, për Spanjën, le të qëndrojmë kështu. Ne jemi më të fortë kur jemi të bashkuar si tani. Rroftë Spanja!”.

Festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos