Spanja është skuadra që absolutisht ka dominuar në Euro 2024. Iberikët i kanë fituar të gjashta ndeshjet e luajtura për të arritur deri në finale.
Ata e nisën aventurën me sukseset në grupin e ferrit kundër Kroacisë, për të vijuar me Italinë dhe Shqipërinë. Në 1/8, spanjollët mposhtën Gjeorgjinë, në çerekfinale thyen Gjermaninë vendase dhe në çerekfinale shkatërruan Francën.
Në krahun tjetër, Anglia nuk ka bindur me ecurinë e saj. Pas fitores në debutim kundër serbëve, ata barazuan me Danimarkën dhe Slloveninë.
Në 1/8, britanikët u kualifikuan në shtesa përballë Sllovakisë, teksa ishin me fat në çerekfinale përballë Zvicrës, ku fituan me penallti. Po aq i vuajtur ishte edhe suksesi i anglezëve në gjysmëfinale kundër Holandës, me një gol në fundin e lojës dhe mes shumë polemikave. (A2 Televizion)