Spanja shpallet për herë të katërt kampione e Europës pasi mundi në finale 2-1 Anglinë, e cila dorëzohet sërish në finale, po ashtu si katër vite më parë ndaj Italisë.
“Furia e Kuqe” meritoi gjithçka në këtë Europian, por edhe finale, ku fitoi 7 ndeshje nga 7 të luajtura.
Williams realizoi me nisjen e pjesës së dytë të takimit, pas një asisti të mrekullueshëm nga 17-vjeçari Lamine Yamal. Anglia reagoi dhe gjeti golin e barazimit me anë të Palmer, pas një asisti të Bellingham. Por 4 minuta nga fundit, Mikel Oyarzabal realizoi golin që i dha trofeun e katërt në Europë Spanjës, ndërsa shoi ëndrrën e “Tre Luanëve”.
***
Mbyllet ndeshja. Spanja shpallet për herë të katërt kampione e Europës. Edhe këtë herë, anglezët nuk ia kanë dalë të plotësojnë ëndrrën e tyre duke u dorëzuar në finalen e Berlinit.
Minuta 90 – Mundësi e shkëlqyer e Anglisë për t’u rikthyer në lojë. Dy goditje në portë të një pas njëshme, por në fillim portieri e më pas Olmo nuk lejojnë golin.
Minuta 86 – Spanja shënon golin e avantazhit me anë të Mikel Oyarzabal pas një aksioni të jashtëzakonshëm.
⚽ ????????????????: OYARZABAL
— waddey (ވައްޑެ) ???? (@WaddeyAli) July 14, 2024
???????? Spain 2-1 England ???????????????????????????? pic.twitter.com/bB5JtGJfYK
Minuta 73 – Cole Palmer realizon një gol fantastik me një goditje nga jashtë zonës, duke barazuar në 1-1 rezultatin.
Palmer are u mad ????????
— Preset Football ⚽️????️ (@presetfootball) July 14, 2024
What a Goal ???????????????? #EURO2024 pic.twitter.com/K5FsXAwhU9
Minuta 64 – Yamal ka mundësinë për të shënuar golin e dytë për Spanjën. Niset shpejt në kundërsulm, shmang Shaw-n në hyrje të zonës, godet, por topi pritet nga portieri Pickford.
Minuta 64 - Jude Bellingham bën një lëvizje të shkëlqyer në hyrje të zonës, godet fortë, por topi përfundon jashtë, por ngjitur me shtyllën.
Madre mia, Bellingham… ???????? https://t.co/Jmfl6gFkLd
— Vitor RM (@VitorRM_) July 14, 2024
Minuta 49 – Një mundësi e artë e Olmos, por gabon në goditje. Rast i shkëlqyer për Spanjën për të realizuar golin e dytë.
Minuta 47 – Yamal asiston, Williams shënon. Spanja në avantazh.
El mejor jugador del partido estaba siendo él y ahora convierte
— Rafael (@RafaelQuirozV) July 14, 2024
Nico Williams ✅ pic.twitter.com/zyOX4tmduM
Nis pjesa e dytë. Spanja kryen zëvendësimin e parë. Largohet Rodri për arsye dëmtimi, aktivizohet Zubimendi.
Mbyllet pjesa e parë Spanjë-Angli. Asnjë rast i rrezikshëm, vetëm një gjuajtje në portë.
Phil Foden comes close to scoring. pic.twitter.com/mt6867qXGv
— EDEKHI (@IAMEDEKHI) July 14, 2024
Minuta 45+1 – Foden ka mundësinë më të mirë. Godet në portë brenda zonës, por portieri i Spanjës në pozicion pret pa shumë vështirësi.
Minuta 12 – Williams shfaqet rrezikshëm në portën e Anglisë, por Stones mbyll goditjen drejt portës.
Minuta e 10 – Kalojnë 10 minutat e para dhe Spanja merr menjëherë kontrollin e topit, 81% dhe Anglia 19%. Deri tani asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.
Ora 21:00 – Nis finalja e madhe e Kampionatit Europian, Spanjë-Angli.
The beautiful game. #EURO2024 | #ESPENG pic.twitter.com/mIJcUL7TcS
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 14, 2024
Bring on the fireworks ????#EURO2024 | #ESPENG pic.twitter.com/Ye8poVPjmP
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 14, 2024
***
Gjithçka është gati për aktin e fundit të Euro 2024. Në Olympiastadion të Berlinit, Spanja do të sfidohet nga Anglia për trofeun kontinental.
Një duel që premton spektakël të jashtëzakonshëm dhe emocione për shumë arsye. Përballë njëra-tjetrës do të vendosen dy skuadra krejt të ndryshme: nga filozofia e futbollit, te loja që praktikojnë, ecuria në këtë event dhe palmaresin e trofeve.
Për atë që ka treguar gjatë aventurës në Gjermani, Furia e Kuqe zbret në fushë si favorite dhe skuadra që e meriton titullin europian.
Në anën tjetër, Anglia kërkon të hyjë në histori, duke u shpallur për herë të parë kampione e Europës, 58 vjet pas fitimit të Kupës së Botës.
Trofeu i vitit 1966 është i vetmi i fituar nga Tre Luanët në arenën ndërkombëtare, teksa Spanja ka pesë trofe, mes të cilëve një Kupë Bote, tre Kupa të Europës dhe së fundmi ka qenë fituese e Nation League.
FORMACIONET ZYRTARE
Janë publikuar formacionet zyrtare të finales së Kampionatit Europian. Anglia do ta nisë takimin me Shaw në formacion, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e njëjtë edhe me ndeshjen gjysmëfinale, ndërsa te Spanja rikthehen Carvajal dhe Le Normand.
A do ta thyejnë “3 Luanët” “Furinë e Kuqe”? ANALIZA NGA JULIAN AHMATAJ
Statistikat: Spanja, dyfish më mirë se Anglia gjatë turneut
108 goditje drejt portës, 37 në kuadrat dhe asnjë humbje në fushën e blertë, këto janë statistikat e Spanjës këtë Europian, një tregues i qartë i ambicieve maksimale dhe pritshmërive që iberikët kanë këtë sezon.
Nga ana tjetër, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rivalët anglezë që edhe pse në fillim u konsideruan si një ndër ekipet më favorite për të fituar trofeun në fund, tani pritshmëritë e ekspertëve të futbollit nuk kanë qenë aq të mëdha. Kombëtarja e “Tre Luanëve”, ka goditur 66 herë me 19 gjuajtje në kuadrat, thuajse sa gjysma e Spanjës.
Më 15 tetor 2018, Anglia ka fituar përballjen e fundit ndaj Spanjës
Nëse statistikat e kësaj Euro 2024, flasin për Spanjën, ndeshja e fundit që këto dy kombëtare kanë luajtur së bashku, ka qenë një ndeshje e Ligës së Kombeve në vitin 2018, aty ku Anglia fitoi 3-2 ndaj Spanjës.
Edhe pse iberikët luanin në shtëpinë e tyre në Sevilla, loja e tyre la shumë për të dëshiruar. Në 45 minutat e para, anglezët i ndëshkuan me tre gola duke vulosur praktikisht fatin e ndeshjes. Sterling dy gola dhe pas tij Rashford, bënë që Anglia të ishte e frikshme përballë Spanjës, ndërsa iberikët reaguan vetëm në fund me Alkaser dhe Ramos në minutën e 97.
Një finale 982 milionë euro
Dueli Spanjë-Angli do të jetë i veçantë, jo vetëm se në fund njëra prej këtyre dy kombëtareve do të marri trofeun në fund, por edhe nga yjet e futbollit botëror që do të zbresin në fushë.
Për këtë, faqja e specializuar sportive, “Football Benchmark”, ndërtoi formacionin më të shtrenjtë nga të dy skuadra. Vlera e tyre arrin deri më 982 milionë euro. Shohim se dy ekipet janë të balancuara, 6 janë anglezë dhe 5 spanjollë.
Futbollistët e Anglisë kushtojnë 689 milionë, ku më i shtrenjtë është Jude Bellingham, kartoni i të cilit vlen 188 milionë euro, ndërsa ka Spanja çmimin më të lartë e ka Rodri me 117 milionë. Reparti më i kushtueshëm është mesfusha, 423 milionë euro.
Parashikimi për fituesin, Spanja favorite e dukshme përballë Anglisë
Përpara finales, pyetja që të gjithë parashtrojnë është: cila ndërmjet Spanjës apo Anglisë do ta fitojë trofeun kontinental.
Kompanitë e specializuara japin Spanjën si favorite absolute për të triumfuar në finalen e mbrëmjes së sotme.
Iberikët kanë 73 përqind shanse që të fitojnë Euro 2024, teksa në anën tjetër, Anglia ka vetëm 27 përqind mundësi. Por kujdes, në një finale dhe mbi të gjitha në futboll, asnjëherë nuk mund të flitet me siguri të plotë.
Spanja dhe Anglia, mënyra si arritën dy skuadrat në finalen e Berlinit
Spanja është skuadra që absolutisht ka dominuar në Euro 2024. Iberikët i kanë fituar të gjashta ndeshjet e luajtura për të arritur deri në finale.
Ata e nisën aventurën me sukseset në grupin e ferrit kundër Kroacisë, për të vijuar me Italinë dhe Shqipërinë. Në 1/8, spanjollët mposhtën Gjeorgjinë, në çerekfinale thyen Gjermaninë vendase dhe në çerekfinale shkatërruan Francën.
Në krahun tjetër, Anglia nuk ka bindur me ecurinë e saj. Pas fitores në debutim kundër serbëve, ata barazuan me Danimarkën dhe Slloveninë.
Në 1/8, britanikët u kualifikuan në shtesa përballë Sllovakisë, teksa ishin me fat në çerekfinale përballë Zvicrës, ku fituan me penallti. Po aq i vuajtur ishte edhe suksesi i anglezëve në gjysmëfinale kundër Holandës, me një gol në fundin e lojës dhe mes shumë polemikave.
Southgate para Spanjës: Nuk besoj në përralla, por te ëndrrat
Trajneri i Anglisë Gareth Southgate deklaroi se është vetëm 90 minuta larg përmbushjes së misionit të tij për të fituar Europianin e parë në histori me kombëtaren angleze. Sipas tij, nuk ka favoritë, por diçka është e sigurt, dy ekipet do të japin maksimumin për të marrë trofeun.
“Ne e dimë se nuk ka favorit, është ndeshje e ekuilibruar në mënyrë të barabartë. Ne e dimë se nëse nuk jemi në nivelin që kemi treguar deri tani, nuk do të kemi shanse për të fituar. Por e di që e kemi forcën dhe se do t’a japim në fushë. Unë nuk besoj në përralla. Unë besoj në ëndrra. Ne kemi pasur ëndrra të mëdha, por pastaj duhet t’i bësh këto gjëra të ndodhin dhe të luftosh. Sigurisht, do të ishte një histori e bukur, por ne duhet të bëjmë paraqitje të shkëlqyer”, tha Southgate.
Luis De la Fuente: Finalja nuk ka favoritë
Para ndeshjes që do të vendosë fituesin e trofeut, trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente, deklaroi në konferencën për shtyp se kjo do të jetë një përballje e fortë, teksa shtoi se ndeshja mund të fitohet edhe nëse nuk luajnë bukur.
“Është një ndeshje shumë e fortë. Ne e dimë se Anglia ka potencial fantastik futbolli. Të shohim se kush do të bëjë më pak gabime. Edhe nëse ndeshja është shumë më e keqe, sërish mund ta fitosh, kështu që duhet të jemi plotësisht të përqendruar te kjo lojë”, tha fillimisht ai.
“Nëse fitojmë, nuk do të ndryshojë gjë për mua. Gjërat i kam shumë të qarta prej kohësh. Unë jam një gladiator. Unë kam ardhur këtu duke luftuar dhe do të vlerësoj atë arritje siç kam vlerësuar çdo gjë që më ka sjellë deri këtu”, shtoi De La Fuente.
Më tej, ai theksoi se edhe nëse nuk ia dalin të fitojnë, vlera e skuadrës së tij është e madhe përderisa ia ka dalë të mbërrijë në finale: “Unë nuk jam dakord që finalet janë vetëm për t’u fituar. Ne jemi të përgatitur të luftojmë për të fituar. Me mënyrën se si ia kemi dalë të shkojmë në finale ka vlerë më të madhe. Sigurisht që ne jemi të përgatitur mendërisht për të fituar dhe do të futemi në fushë për të fituar, por nuk jam dakord me mënyrën se si trajtohen ata që nuk fitojnë”.
I pyetur nëse e shohin veten si favoritë, tekniku spanjoll theksoi se ndeshja është e barabartë dhe se për të nuk ka favorite: “Ne qëndrojmë të qetë dhe e dimë që nuk ka favorit, se është një ndeshje shumë e barabartë. E dimë që nëse nuk jemi mbi nivelin e ndeshjeve të fundit nuk do të kemi shanse për të fituar. Skuadra dhe unë kemi respekt për rivalin tonë”. (A2 Televizion)