"Muri i verdhë do zëvendësohet nga dallga kuqezi". Shqipëri-Itali, Rama: 50 mijë tifozë në Dortmund

Nga A2 CNN
14 Qershor 2024, 11:00 | Live Euro 2024

"Muri i verdhë do zëvendësohet nga dallga kuqezi".

Kryeministri Edi Rama thotë se për ndeshjen hapëse të Shqipërisë kundër Italisë në Euro 2024, do të jenë të pranishëm 50 mijë tifozë, shumë më tepër se italianë.  

“50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së famshme të Dortmundit nesër, ku Muri i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë”, shkruan Rama në Facebook.

“Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmjen e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”.

Kombëtarja do ta nisë rrugëtimin e saj në turne kundër kampionëve në fuqi të Europës më 15 qershor 2024, ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena”, në orën 21:00.

Kalendari i plotë

15.06.2024 Itali-Shqipëri, “BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00

19.06.2024 – Kroaci-Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00

24.06.2024- Shqipëri-Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024