Turqia realizon golin më të bukur të Europianit deri tani

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 18:36 | Live Euro 2024

Turqia realizon golin më të bukur të Europianit deri tani

Muldur ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen Turqi-Gjeorgji. Mbrojtësi i Fenerbahce, kaloi përkohësisht në avantazh Turqinë në minutën e 25. Ai arriti ta dërgonte topin në rrjetë me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës.

Deri tani, ky mund të konsiderohet si goli më i bukur i Euro 2024. Megjithatë, festa e Turqisë nuk ka zgjatur shumë pasi Gjeorgjia barazoi rezultatin vetëm 7 minuta më pas.

Këto dy kombëtare janë në grup së bashku me Portugalinë dhe Çekinë, të cilat do ta përballen në mbrëmje me njëra-tjetrën.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024