Kombëtarja shqiptare po vijon me intensitet të plotë përgatitjet për finalen e parafundit të eliminatoreve të Kampionatit Europian, atë ndaj Moldavisë ditën e premte në transfertë, ku një pikë do të vuloste kualifikimin për në Gjermani.
Edhe pse atmosfera është e shkëlqyer në ambientin kuqezi përpara kësaj sfide të rëndësishme, veç Ajetit të dëmtuar, e Asllanit në pikëpyetje, në videon e fundit të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, “bombarduesi” Asllani është parë i fashuar në këmbën e tij të majtë.
Megjithatë, ai shihet teksa stërvitet me intensitet të plotë dhe nuk ka asnjë njoftim për probleme fizike. Në këtë situatë, duke më shumë sikur sulmuesi kuqezi po e bën gati “raketahedhësin” për të bombarduar kundërshtarin e radhës.
Asani ka qenë një nga futbollistët me të rëndësishëm të Shqipërisë në këto eliminatore, ku në 6 ndeshje ka realizuar 3 gola, si dhe ka dhënë 2 asiste. (A2 Televizion)