Rezultatet e dobëta për Napolin, duket se po e largojnë gjithmonë e më shumë trajnerin Rudi Garcia nga Napoli. Humbja e fundit përballë Empolit ka xhindosur jo pak presidentin De Laurtentis që duket se që tani ka gati emrin për zëvendësuesin e francezit.
Mediat italiane raportojnë se numri 1 i Napolit është takuar në zyrat e tij në Romë me Igor Tudor. Kroati konsiderohet si kandidati kryesor për pankinën dhe palët janë të interesuara për një bashkëpunim. Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Napoli për të ardhmen e Rudi Garccias më shumë gjasa pas ndeshjeve të Kombëtares do të kristalizohet çdo gjë.
Në Itali raportohet se në parim palët kanë rënë dakord, por ka disa detaje të vogla që ende kjo marrëveshje mbetet pezull. Dy janë çështjet që duhen zgjidhur, Napoli ofron një kontratë deri në fund të sezonit me të drejtë rinovimi edhe një edicion ndërsa Tudor e nënshkruan marrëveshjen vetëm nëse kontrata është deri në verën e vitit 2025.
Përveç kësaj, presidenti de Laurentis kërkon të njëjtin rreshtim taktik nga skuadra ndërsa ish-mbrojtësi i Juventusit. Tudor preferon preferon rreshtimin me 3 apo 5, në varësi të kundërshtarit.
Për momentin situata tek kampionët në fuqi të Italisë mbetet e turbullt. Pas 12 javësh, Napoli është ne vendin e katërt me 21 pikë, 10 larg Interit kryesues. (A2 Televizion)