Sondazh: A keni pasur raste të abuzimit me të dhënat tuaja personale?
  • Asnjëherë 10%
  • Shpesh 60%
  • Nuk jam në dijeni 30%

Kërkesa e familjarëve, anulohen homazhet për Raphael Dwamena

Nga Erald Kodhelaj
13 Nëntor 2023, 21:26 | Futboll

Kërkesa e familjarëve, anulohen homazhet për Raphael Dwamena

Homazhet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Raphael Dwamena nuk do të zhvillohen.

Edhe pse klubi i Egnatias kishte përgatitur gjithçka për t'i dhënë lamtumirën futbollistit, i cili ndryshoi për mirë historinë e klubit rrogozhinas, planet u anuluan prej kërkesës së familjes.

Të afërmit e futbollistit fatkeq ngulmuan që të mos ketë homazhe. Një kërkesë që u pranua nga klubi i Kategorisë Superiore.

Trupi i pajetë i Raphael Dwamena do të shkojë në Ganë, për t’u prehur pranë të afërmve të tij.

Debat - nga Alba Alishani