Deklaratat e ish-menaxherit: I luteshim të tërhiqej, zemra e Dwamena si minë me sahat

Nga Erald Kodhelaj
13 Nëntor 2023, 15:52 | Futboll

Deklaratat e ish-menaxherit: I luteshim të tërhiqej, zemra e Dwamena

Vdekja tragjike në fushë e Raphael Dwamena bëri bujë në të gjithë botën. Ndoshta ajo do të shërbejë si pikënisja për masa më strikte në kontrollin e sportistëve, por edhe në debatin se kush duhet ti marrë vendimet kur çështja lidhet me shëndetin e tyre.

Në vitin 2021, Dwamena vendosi të hiqte aparatin në zemër, pasi fliste për keqfunksionim dhe e cilësonte si shkaktar të problemeve me kolapsin në fushë.

Përpara operacionit kompleks dhe të paprecedent në mjekësi, ku pavarësisht kundërshtive nga mjekët hoqi defibrilatorin automatik aq të nevojshëm për ta shpëtuar, në spitalin zviceran ku kreu ndërhyrjen sulmuesi firmosi një deklaratë, sipas të cilës “merrte përsipër të gjithë rrezikun”.

Raphael ishte një person fantastik, e doja fort. Por, ai nuk donte të dëgjonte. Kishte shumë alternativa: të bëhej menaxher, ambasador i futbollit apo trajner. Kemi mjekët më të mirë në botë, të cilët i thoshin vazhdimisht: ‘të lutem mjaft, është shumë e rrezikshme’. Zemra e tij po dobësohej. U kthye në minë me sahat. Megjithatë nuk mund ta detyronim të linte futbollin”, tha Philipp Degen  ish-menaxher i Raphael Dwamena.

28-vjeçari Dwamena donte të luante futboll me çdo kusht. Evidentimi i problemeve me zemrën në vitin 2017 nga Brighton nuk e zbehu ëndrrën e tij.

As kolapsi i parë në fushë, kur luante i huazuar te Real Zaragoza në vitin 2019, duke bërë që spanjollët ti prishnin kontratën. Në 2020-ën, e njëjta masë prej rrezikut shumë të madh u mor nga danezët e Vejle. Në vitin 2021, sulmuesi i talentuar pësoi një tjetër kolaps në fushë, teksa luante me austriakët e Blau-Weiss Linz. Edhe në arë rast kontrata u anulua prej problemeve kardiake.

Dwamena hoqi aparatin në zemër dhe pas më tepër se njëviti pushim, u kthye të luante në kategorinë e pestë zvicerane për BSC Old Boys, ku paguhej nga 200 deri në 400 euro. Prej janarit 2023 u bë lojtar dhe kapiteni Egnatias.

Raphael Dwamena u nda nga jeta në mënyrë tragjike, të shtunën e 11nëntorit 2023. Ai ishte rasti kompleks, ku bindjet dhe vendimet personale bien ndesh me shqetësimin e mjekëve dhe rekomandimin e profesionistëve të shëndetit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë