Protagonist absolut përballë Manchester City, Broja mahnit Pochettinon, "tërbon" Guardiolën

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 14:49 | Futboll
Protagonist absolut përballë Manchester City, Broja mahnit
Armando Broja në momentin e fitimit të penalltisë

Tifozët kuqezi kryqëzuan gishtat, me shpresën që të shihnin Brojën të paktën për disa minuta me Sylvinho-n në stol, por kjo nuk ishte e thënë, pasi trajneri vendosi të mos e grumbullonte për dy sfidat e fundit, duke theksuar në konferencë për shtyp se, Broja nuk kishte luajtur asnjë nga 4 sfidat e muajit, ndërsa i duhet kohë të rikuperohet me qetësi pas dëmtimit të rëndë.

Në fakt, te Chelsea nuk kanë humbur kohë, por trajneri Pochettino e grumbulloi për sfidën e së dielës kundër Man.City. Jo vetëm e grumbulloi, por në momentin më delikat të sfidës, kur “qytetarët” po kryesonin 3-4, Pochettino e hodhi në fushën e lojës, në minutën e 90-të.

Në prekjen e parë të topit, Broja nxori blof të gjithë prapavijën e Man.City duke fituar një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Palmer u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 4-4. Në përfundim të sfidës, mediat angleze nuk i kursyen elozhet për Brojën, madje The Sun e vlerësoi me notën 7:

“Nuk ishte shumë në fushë, por pati një imaplakt të madhe duke fituar një penallti që solli barazimin në minutën e fundit”, shkruan gazeta britanike.

Nuk i kurseu fjalët pozitive as trajneri Pochettino, i cili theksoi se këtë herë rezultati ishte ndryshe pasi u aktivizua edhe Broja.

A2 CNN Livestream

A2 Business