Kosova mposht Izraelin në kualifikueset Euro 2024, 1 pikë larg vendit të tretë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 08:28 | Futboll
Kosova mposht Izraelin në kualifikueset Euro 2024, 1 pikë larg vendit
Gjatë përballjes së mbrëmshme mes Kosovës dhe Izraelit

Kosova triumfoi 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Izraelit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, pavarësisht terrenit që vështirësonte një lojë normale.

Gjithsesi, “Dardanët” dolën në lojën e tyre me kalimin e minutave dhe ishin një rrezik konstant për portën kundërshtare. Asisti i Muriqit për Rashicën u shfytëzua në maksimum nga ky i fundit, për të zhbllokuar shifrat në minutën e 41-të.

Në fraksionin e dytë, miqtë nga Izraeli dominuan në mbajtjen e topit, vetëm një gjuajtje në portë nuk mjaftoi për të vendosur ekuilibrat ndaj vendasve. Në të 70-n, Rashani i shkoi afër golit, pa rezultat.

Pavarësisht këtij suksesi, arritja në Euro 2024 është e pamundur për Kosovën, që renditet në vendin e katërt me 10 pikë. 1 pikë më shumë ka Izraeli, i vendit të 3-të.

A2 CNN Livestream

A2 Business