Nuk është gati për Kombëtaren, por Armando Broja luajti në minutat e fundit për Chelsea, në supersfidën kundër Manchester City
Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 90 dhe ishte në fushë gjatë shtesës prej 8 minutash. Broja fitoi penallti në minutën e 92-të, pas ndërhyrjes së Ruben Diaz në zonë, që i mohoi një gol thuajse të sigurt.
11-metërshi u ekzekutua nga Palmer, që barazoi shifrat në 4-4.
Armando Broja nuk luante në Premier League prej 7 tetorit, kur ishte titullar ndaj Burnley, por u zëvendësua pas 45 minutave sepse ndjeu sërish shqetësime në gju. (A2 Televizion)