Vdekja e Raphael Dwamena, reagimi i FSHF

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 22:32 | Futboll

Vdekja e Raphael Dwamena, reagimi i FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, ku futbollisti Raphael Dwamena ra pa ndjenja në fushën e lojës dhe më pas ndërroi jetë.

Sipas FSHF, gjatë kësaj ngjarje janë respektuar të gjitha rregullat e nevojshme dhe po ashtu u ndoqën të gjitha protokollet mjekësore.

“Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Rrogozhinës është respektuar me rigorozitet rregullorja e garës. Në gatishmëri ka qenë një ambulancë e pajisur me defribilator dhe të gjitha aparaturat e nevojshme mjekësore si edhe dy doktorë. Futbollistit i është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë në fushë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore”, shkruhet në reagim.

Reagimi FSHF vjen dhe pas disa akuzave të ngritura ndaj saj në mediat për vdekjen e Dwamenas, i cili ka pasur më herët probleme në zemër dhe nuk është lejuar të luajë në kampionate të ndryshme europiane.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024