Sondazh: Sa të kënaqur jeni me cilësinë e arsimit në vend?
  • Shumë 12%
  • Pak 14%
  • Aspak 74%

Juventusi në krye të Serie A, fitore me mundim ndaj Cagliari

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 20:03 | Futboll

Juventusi në krye të Serie A, fitore me mundim ndaj Cagliari

Një fitore të mundimshme 2-1 ka marrë Juventusi këtë javë në Serie A përballë Cagliarit, e cila e çon përkohësisht në krye të klasifikimit të kampionatit italian të futbollit.

Bardhezinjtë po tregohen konsistentë në këtë kampionat dhe këtë e treguan dhe gjatë kësaj ndeshje, e cila edhe pse nuk ishte ndër më të mirat për ta, u mbyll me 3 pikë të fituara.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por me një paraqitje më të mirë për vendasit. Me fillimin e pjesës së dytë vjen dhe goli i Bremen, pas një krosimi të Kostic. 10 minuta më vonë, në të 70-ën vjen dhe dyfishimi me anë të Ruganit.

Miqtë shtuan forcat në sulm dhe shkurtuan rezultatin me Dosenën në të 75, me një goditje të bukur me kokë. Minutat e fundit u bënë edhe më të luftuara, ku Cagliari për pak barazoi ndeshjen por topi gjeti shtyllën, duke vulosur më pas dhe fatet e këtij takimi.

Ditari A2 CNN