Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Superiore, por edhe në ligat më të ulëta, pas ngjarjes tragjike që ndodhi në stadiumin e Rrogozhinës, ku futbollisti i Egnatias, Rafael Dwamena, ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.
28-vjeçari ra pa ndjenja në fushën e lojës në ndeshjen Egnatia-Partizani pas problemeve në zemër. Mjekët i dhanë ndihmën e parë në fushën e lojës, ndërsa më pas u dërgua menjëherë me ambulancë në spital.
28-vjeçari nga Gana ishte diagnostikuar me probleme në zemër në vitin 2021 dhe mjekët e kishin këshilluar që të mos luante më futboll. Megjithatë, sezonin e kaluar, ai u bë pjesë e Egnatias së Rrogozhinës, ku ishte një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar. (A2 Televizion)