Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 14%
  • Shpesh 14%
  • Asnjëherë 71%

Rrahmani nuk grumbullohet me Kosovën për Izraelin, buzëqesh Napoli

Nga Erald Kodhelaj
11 Nëntor 2023, 10:19 | Futboll

Rrahmani nuk grumbullohet me Kosovën për Izraelin, buzëqesh

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e prapambetur kualifikuese me Izraelin, që do të luhet këtë të diel.

Me futbollistin që do të jetë i angazhuar gjatë fundjavës në Serie A, Napoli i kërkoi Federatës së Futbollit të Kosovës, që të mos e grumbullonte.

Kërkesa e kampionëve të Italisë u pranua, duke bërë që Rrahmani të luajë kundër Empolit, në derbin kundër shqiptarëve të tjerë, Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi.

Prezenca e 29-vjeçarit cilësohet tejet e rëndësishme për Napolin, që kërkon të kthehet te fitorja dhe të largojë tensionin pas hapit fals në Champions kundër gjermanëve të Unionit të Berlinit.

Ditari A2 CNN