Kombëtarja, Sylvinho publikon listën për ndeshjet vendimtare të nëntorit

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 12:15 | Futboll

Kombëtarja, Sylvinho publikon listën për ndeshjet vendimtare

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Grupit E, ato ndaj Moldavisë (17 nëntor në transfertë) dhe Ishujve Faroe (20 nëntor në Tiranë).

Braziliani ka bërë fare pak ndryshime në krahasim me ndeshjet e fundit, teksa e vetmja risi është rikthimi në kombëtare i Arbnor Muçollit, mesfushorit që aktivizohet me Goteborgun suedez.

Sërish është lënë jashtë grumbullimit Armando Broja, i cili nuk po grumbullohet as nga Chelsea, për shkak dëmtimi.

Shqipëria është shumë pranë kualifikimit për herë të dytë në një Europian, teksa i mjafton vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit për të prerë biletën për në Gjermani.

Kombëtarja, Sylvinho publikon listën për ndeshjet vendimtare

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos