Dëmtimi i rëndë në gju, Al-Hilal pezullon kontratën e Neymar

Nga Erald Kodhelaj
10 Nëntor 2023, 16:21 | Futboll

Dëmtimi i rëndë në gju, Al-Hilal pezullon kontratën e

Nuk kanë fund telashet për Neymar. Pas dëmtimit të rëndë që pësoi me Kombëtaren dhe tentativën e dështuar që t'i merrnin peng partneren dhe vajzën, ylli brazilian mori një tjetër lajm të keq. Klubi i Al-Hilal vendosi të pezullojë kontratën e sulmuesit, duke qenë se ai nuk do të mund të aktivizohet në muajt në vijim.

Klubi saudit e ka marrë vendimin me qëllimin që të hapë një vend në skuadër për lojtarët e huaj, gjatë merkatos së verës. Një përforcimi nevojshëm për pjesën e mbetur të kampionatit, ku skuadra duhet të bëjë llogaritë pa Neymar.

Masa do të hyjë në fuqi prej muajit janar. Ndërkohë, kapiteni i Brazilit e sheh veten jashtë ekipit të drejtuar nga trajneri Zhorzh Zhezus, i cili e mori vendimin në dakordësi me klubin. Lajmi u bë i ditur nga mediat arabe.

Neymar u dëmtua në ligamentin e përparmë të gjurit të majtë, ndërsa këputi edhe dy meniskët. Sulmuesi jo vetëm që ka mbyllur vitin2024, por nuk mund të thuhet me siguri nëse ai do të rikthehet në fushë në javët e fundit të edicionit.

Nga ky lëndim i rëndë, Al Hilal ka mbetur me një futbollist më pak, duke u detyruar që të kthehet në merkato. Skuadra e Ligës Pro saudite synon të afrojë një mbrojtës të majtë, të paktën deri në rikthimin e Neymar.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri