Sylvinho komenton zgjedhjet para dy sfidave finale: Ja pse mora Muçollin dhe jo Çunin

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 11:29 | Futboll

Sylvinho komenton zgjedhjet para dy sfidave finale: Ja pse mora Muçollin

Trajneri Sylvinho ka dalë në konferencë për shtyp para dy ndeshjeve të fundit në grup, ndaj Molvadisë më 17 nëntor dhe 3 ditë më pas ndaj Ishujve Faroe. Ai ka folur për pritshmëritë për këto takime, por edhe për listën e lojtarëve.

Braziliani theksoi se Muçolli ishte i nevojshëm për dy ndeshjet e radhës, ndërsa shtoi se Çuni penalizohet sepse në atë rol luan Cikalleshi dhe Daku, por alternativë janë edhe Seferi me Uzunin.

Mihaj i dëmtuar, grumbullimi i Muçollit dhe jo Çuni, përse kjo zgjedhje? “Para së gjithash kemi dyfinale të rëndësishme. Në të gjithë fushatën kemi 46 lojtarë, tani kemi thirrur 24 lojtarë. Muçolli vjen për herë të parë me mua si trajner.

Mihaj pati një dëmtim dhe për fat të keq nuk mund të vinte, por në atë rol jemi të mbuluar. Kemi Cikalleshin dhe Dakun në qendër, kemi Uzunin dhe Seferin si sulmues të dytë, por që mund të luajnë edhe në qendër. Çunin e pamë ndaj Bullgarisë, është shumë i mirë por ka të njëjtin rol me Cikalleshin dhe Dakun. Na duhej një anësor, ndaj kemi thirrur Muçollin. Mendojmë se Muçolli është një lojtar që luan topin, është një lojtar teknik dhe mund ta menaxhojë mirë ndeshjen edhe në lidhje me kundërshtarët që kemi. Mund të luajë në të majtë dhe të djathtë, ishte i nevojshëm për këto dy ndeshje. Janë kundërshtarë që të lejojnë pak hapësira”

I druheni se diçka nuk do të shkojë siç duhet? “Shqetësimi është gjithmonë, kemi dy finale. Futbolli është i vështirë. Janë ndeshje vendimtare, presim ndeshje të vështira duke nisur nga Moldavia. Por, lojtarët janë të karikuar, për fat të keq humbëm Mihajn. Lojtarët janë të motivuar dhe e dinë se duhet të përgatiten mirë dhe të impenjohen. Pjesa më e bukur e futbollit është se duhet të shkosh në fushë i përgatitur mirë dhe pastaj në fushë ndodh gjithçka”.

Duhet të jemi pragmatistë? “Mendoj se nuk duhet të ndryshojmë, tani bëhen llogaritë. Por, llogaritë në futboll janë të vështira. Matematikisht na duhet një pikë, por një ndeshje 90 minuta është e pamundur të luhet vetëm për një pikë. Jemi një skuadër me zemër dhe e organizuar, do të bëjmë ndeshjen tonë. Moldavia është ende në lojë dhe na pret një ndeshje e vështirë”, u shpreh Sylvinho.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu