Një duel titulli përpara pauzës së kombëtareve. Java e 13-të e Kategorisë Superiore hapet me supersfidën ndërmjet Egnatias dhe Partizanit.
Dy skuadrat që ndajnë kreun dhe janë kandiduar për t’u shpallur kampione të Shqipërisë, luajnë në Rrogozhinë prej orës 13:30.
Egnatia dhe Partizani kanë grumbulluar 26 pikë, por të kuqtë kanë një ndeshje për të rikuperuar. Pas tyre, pasditen e kësaj të shtune në fushë zbresin çiftet Skënderbeu-Teuta dhe Vllaznia-Laçi, me të dy sfidat që nisin prej orës 17:00. (A2 Televizion)